Ja rrugët që do të bllokohen nesër nga opozita

436

Burime pranë partive opozitare kanë bërë të ditur për A2 CNN se cilat janë akset që do të bllokohen nesër gjatë protestës 2-orëshe që do të zhvillohet në të gjithë rrethet e vendit.

Edhe pse lista nuk është zyrtarizuar ende, akset të cilat parashikohet të bllokohen nga protestuesit janë:

Tiranë: Te sheshi “Shqiponja”

Korçë: Në hyrje të qytetit

Elbasan: Në aksin Bradashesh-Elbasan

Milot: Rrethrrotullimi i Milotit

Shkodër: Në hyrje të qytetit

Fier: Tek Ura e Sheqit

Vlorë: Në hyrje të qytetit

Dibër: Në aksin nacional Tiranë-Peshkopi

Kukës: Tek ura në hyrje të qytetit

Durrës: Rrethrrotullimi te Plepat

Ndryshe nga protesta e të enjtes së kaluar, është shtuar numri i akseve rrugorë që do të bllokohen, por është zgjatur edhe koha, pasi protestuesit kanë planifikuar të qëndrojnë aty për 120 minuta.