Gomar po të vendoset në listën e partive, gomari bëhet deputet!

636

Analisti Pano Soko i ftuar në emsisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se në Shqipëri sistemi  është i ndërtuar i atillë, që nëse një gomar e vendos të parin në listë, ai bëhet deputet.

Pano Soko: Në ratin e Tiranës, PS në ditën më të keqe të saj fiton 15 deputetë. Pra nëse merr një gomar, nga ata që ja bëjnë “uuuuu” e vendos të parin në listë, gomarin nesër e ke deputet. Është e sigurtë. Pra 15 të parët janë emërim i kryetarëve. Pra mënyra se si është ndërtuar sistemi, me listat e mbyllura ku kryetari vendos kush është i pari, i dyti, i treti, i katërti. Kjo gjë vendos emërimin e detutetëve dhe jo zgjedhjen e tyre.