U rrëzua në skenë në sfiladë, humb jetën modeli 26 vjeçar

1177

Një model 26 vjeçar ka humbur jetën në një sfilade mode, në Javën e Modës në Sao Paulo.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se viktima është Tales Soares, 26 vjeç, dhe mediat e huaja shkruajnë se i riu është sëmurë gjatë kohës sa po mbahej java e modës, dhe po përdorte medikamente.

Modeli po sfilonte në momentin kur u rrëzua në pasarelë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit mjekësor, të cilët kanë njoftuar edhe ambulancën. 26-vjeçari, i cili përdorur medikamente për kuruar sëmundjen e tij, u shpall i vdekur sapo mbërriti në spital.