Përfundojnë punimet në aksin Tiranë-Elbasan, tuneli i aksesueshëm për mjetet

429

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë përfunduar punimet e tunelit  për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin Tunel–Elbasan.

Sipas ARRSH-së, punimet kanë përfunduar të shtunën dhe tashmë tuneli është i aksesueshëm nga të gjithë përdoruesit e mjeteve.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton të gjithë përdoruesit e rrugës Tiranë-Elbasan se dje më datë 27 Prill 2019 kanë përfunduar punimet e tunelit  për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin Tunel–Elbasan km.17.36 ÷ 17.46, pjesë e aksit Tiranë–Elbasan, në respektim të plotë të afateve të përcaktuara në kontratë. Tuneli tashmë është i aksesueshëm nga drejtuesit e mjeteve dhe po tashmë pasojnë ndërhyrjet me impakt mjedisor për rigjelbërimin e zones”.