Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, FNSH rrethon zonën

772

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të shtunë në fshatin Luarëz, në Velipojë.

Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 12:05 ku persona të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar në ajër teksa po lëviznin me një mjet në rrugën kryesore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë lokale dhe FNSh, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave.