FOTO/ Moti i keq, aksidente dhe rëndim i qarkullimit

565

Moti i keq që ka përfshirë vendin gjatë ditës së sotme ka krijuar dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

E si pasojë e kushteve të rënduara në rrugët shqiptare, një aksident është shënuar pak minuta më parë pranë Dushkut në Lushnjë.

Fatmirësisht njoftohet se nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale, dhe asnjë person të lënduar.