Rama konfirmon Tonin Marinaj për Malësinë e Madhe

596

Tonin Marinaj do të jetë sërish kandidat i socialistëve për bashkinë e Malësinë e Madhe. Kryeministri Edi Rama ke ka konfirmuar emrin e tij gjatë një takimi me banorët në Kosanë të Malësi e Madhe.

Sa i përket deklaratave nga opozita se do të bllokojnë zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rama tha se kjo do të jetë e pamundur.

“Ka një ligj që të çon në burg nëse prek zgjedhjet. Nuk e di ku do gjenden budallenjtë që të bëjnë burg për Lulin. Të shkosh të bësh burg, se Luli apo Monika duan patjetër pushtet ky është një budallallëk që të gjithë pak nga pak do e kuptojnë që s’duhet ta bëjnë”, tha Rama.

Një koment tjetër e pati dhe për protestën e fundit të opozitës, që i bllokoi rrugën në hyrje të Shkodrës.

“Më ka ardhur keq, rrugës kur kam ardhur kam parë dy grupe njerëzish që ishin nxjerrë aty. Janë në një situatë ku fajin ua kanë udhëheqësit e tyre, ata që e futën që qorrsokak PD dhe tani duan të fusin dhe Shqipërinë në qorrsokak. Por nuk do kenë asnjë sukses. E dinë që nuk fitojnë dot me PS përballë. E dinë fare mirë që këtu në Malësinë e Madhe, por dhe shumicën dërrmuese nuk kishin asnjë shans të fitonin. E dinë që ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund reformën në drejtësi dhe hapjen ne negociatave. Qorrazi ata orvaten për të na penguar, por nuk kanë për t’ja arritur”.