Nesër opozita në protestë! Ja rrugët që do të bllokohen

568

Opozita do të mblidhet nesër në protestë jashtë Kuvendit.
Policia do të bllokojë në orën 18:00 disa akse kryesore të vendit nga ku do të bëhet i pamundur kalimi dhe transporti i automjeteve.

Më poshtë mund të shihni akset rrugore që do të bllokohen në 5 qarqe.

-Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh).
-Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë, përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë).
-Milot (Karburanti në autostradë).
-Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit).
-Tiranë (Rrethrrotullimi Shqiponjës).
Ditën e djeshme koalicioni opozitar i përbërë nga 8 parti firmosi marrëveshjen me 10 pika për të mos marrë pjesë në zgjedhjet derisa të garantohet liria e tyre.
Ndërkohë në 11 maj është thirrur një protestë më e madhe,që është quajtur si protesta kombëtare e opozitës.