Anija “Butrinti” shpëton gomonen me 50 emigrantë në Egje

340

Anija “Butrinti”, e Forcës Detare, ka bërë të mundur shpëtimin e 50 emigrantve.

Sipas informacioneve anija me mision ne detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, mbrëmjen e së martës ka bërë të mundur shpëtimin e  një gomonie me 50 emigrante (40 burra dhe 10 gra) , e cila ishte nisur nga Ceshme drejt ishullit te Chiosit.

Menjëhere është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojes bregdetare turke, greke dhe Forontex. Emigrantët janë marrë nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit te Ceshmes.