Aksident i rëndë në itali, humb jetën i riu shqiptar

1090

Një i ri shqiptar ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë një aksidenti rrugor të ndodhur në Itali.

Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën Kennedy, në Pianvallico të Firences.

Viktimë nga kjo ngjarje e rëndë mbeti shtetasi me iniciale K.E. 26-vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur vëllai i tij 19-vjeçar, si dhe një tjetër i ri, 26 vjeç identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.