16 të arrestuar e 34 të proceduar në pak ditë

504

Strukturat e Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë 16 shtetas dhe procerduar penalisht në gjendje të lirë 34 persona të tjerë.

Shifrat janë bërë të ditura nga vetë policia e Korçës në bilancin e javës, e cila po ashtu ka theksuar se janë plotësuar edhe katër kërkesë-padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.

 

Ndërkohë, në Pogradec 1 shtetas është arrestuar në flagrancë, pasi në mjetin e tij iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës 9 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Po ashtu kontrollet kanë vijuar edhe nga sektori i Policisë Rrugore ku 7 shtetas janë arrestuar në floagrancë dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht.

 

Policia ka vendosur gjatë javës që lamë pas edhe 628 masa administrative si dhe ka hequr 7 leje drejtimi.