Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre

359

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të koalicionit opozitar, që këtë të martë ka firmosur marrëveshjen për të mos u zhvilluar zgjedhje me Ramën kryeministër.

 

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter e ka quajtur opozitën humbëse kronike, ndërsa ka theksuar se zgjedhjet as nuk shtyhen dhe as nuk ndalen.

 

“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki.”