Grabitja në Rinas, Bengasi lihet në burg, bashkëpunon me Prokurorinë

560

Është lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” Alkond Bengasi, një prej të arrestuarve në Elbasan që dyshohen se kanë ndihmuar grabitësit e Rinasit për të modifikuar furgonin me të cilin arritën të futeshin brenda aeroportit.

Burime për A2 CNN konfirmojnë se 34-vjeçari Bengasi ka bashkëpunuar me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa tre të arrestuarit e tjerë, Oltion Veseli, 38 vjeç, banues në Krujë, Saimir Çela, 28 vjeç, si dhe Renato Sula 25 vjeç, nuk kanë dalë ende para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.