Tre fëmijët e miliarderit danez u vranë nga sulmet në Sri Lanķa

805

Mes viktimave të sulmeve në Sri Lanka kanë humbur jetën shumë turiste, por më fatkeqi nga  kjo tragjedi është miliarderi danez i cili ka humbur tre fëmijët e tij.

 

Fëmijët e miliarderit Anders Holch ishin duke vizituar Sri Lankën gjatë festës së Pashkëve, e tre prej tyre mbetën të vdekur. 46 vjeçari pronar i ASOS, pronari më i madh i tokave privatë në Skoci, si dhe aksionari i dytë më i madh i firmës gjermane, Zalando.

Ndërkohë vdekjen e tre fëmijëve e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës.

Ndryshe numri i të vdekurve nga shpërthimet në Sri Lankë ka arritur në 290, kurse rreth 500 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Pas 8 sulmeve të tmerrshme që shënjestruan kisha dhe hotele në Sri Lanka kanë shënuar 290 viktima dhe më shumë se 500 të plagosur.

 

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar 24 persona të dyshuar.