I mori varësen e floririt nga qafa me dhunë një guaje, kapet në flagrancë laçiani

1407

Një hajdut është arrestuar në kohë pas ndërhyrjes së Patrullës së Policisë Rrugore teksa tentonte të grabistë me forcë nga qafa varësen një shtetaseje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të kësaj të hënë, te mbikalimi në Fushë Krujë, kur një shtetase duke pritur linjën e transportit publik, i është afruar një person dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap.

Patrulla e Policisë Rrugore që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit.

Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.

Shtetasi I arrestuar në flagrancë është A.Ç., 31 vjeç, banues në Kurbin I cili akuzohet për vjedhje me dhunë.