Grabitja në Rinas, ndalohen 4 persona

708

A2CNN ka mësuar se 4 persona janë ndaluar nga policia këtë të diel në Elbasan pasi dyshohet se kanë lidhje me supergrabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Nga të dhënat e para, dyshohet se personat e ndaluar kanë modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, i cili u përdor nga autorët gjatë grabitjes në aeroportin e Rinasit.

Sipas të dhënave nga policia, dyshohet se servisi ku është modifikuar furgoni ishte marrë nga Klement Çala nëpërmjet një të afërmi.

Klement Çala, sipas policisë, dyshohet të jetë një nga autorët e grabitjes së 9 prillit, ku u morën miliona euro në pistën e aeroportit, ndërsa mbeti i vrarë edhe një nga grabitësit, Admir Murataj.