Femrat duhet të flejnë më gjatë se meshkujt, ja pse

579

Gjumi është një process i rëndësishëm në lidhje me shëndetin e personave. Sipas një studimi më të fundit që ka përfshirë qindra meshkuj dhe femra të moshës së mesme, kanë treguar se femrat kanë nevojë për më shumë gjumë sesa meshkujt, dhe se femrat vuajnë nga më shumë probleme shëndetësore si mungesë e gjumit.

Udhëheqësi i këtij studimi, Jim Horne thotë se një nga funksionet kryesore të gjumit është t’i mundësojë trurit të rikuperohet. Sipas tij, aq më shumë që e përdorni trurin gjatë ditës, aq më shumë keni nevojë për gjumë.

Ai shpjegon se femrat zakonisht kryejnë më shumë detyra, prandaj edhe e përdorin trurin më shumë sesa meshkujt.

Nga rezultatet e këtij studimi rezulton se një femër flen 20 minuta më shumë se një mashkull.