U përplas nga kamioni, plagoset rëndë një person në Shkodër

846

Një aksident është shënuar këtë mëngjes në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Melgushe e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë Zef Paloka, rreth 60 vjeç.

Mësohet se i plagosuri po lëvizte me motorçikletë kur u përplas nga një kamion.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Shkodër/Informacion Paraprak

Me datë 19.04.2019 rreth orës 08:40 jemi njoftuar se në aksin rrugor

Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, një motorçikletë është përplasur me mjetin tip Kamion me drejtues shtetasin

E. Z. ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi Z. P. 60 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.