Histori “rrënqethëse” s’mund ta mbaja dot premtimin që i dhash…

518

Sot mesova se Maria eshte ndare nga jeta! E kisha te veshtire t’i shkruaja disa rreshta per te. Une s’mund ta mbaja dot premtimin qe i dhash asaj kur e takova, se do ta sillja tek Motrat Nene Tereza ne Tirane. Kjo per shkak sepse nipi i saj nuk e lejonte kete gje, edhe pse ai e kishte lene te jetonte e vetme ne nje shtepi te vjeter dhe asaj i duhet te kujdesej vete per cdo gje. Dhe pas insistimeve te vazhdueshme ai nuk e lejonte. Se di pse e mbante Marian e vogel, ne nje kohe qe ate e linte vetem, nuk shkonte per t’i thene nje miremengjes, apo si je?

Ajo vuante nga vetmia. Kjo pasi te gjithe njerezit i kishte humbur, e djali i saj ishte ne Angli, e kohes qe une e takova, ajo kishte muaj qe s’kishte komunikuar me te. E mundonte kjo gje. E trishtonte, e bente te vuante.

Maria ishte nje besimtare katolike e devotshme. Ajo nuk mund te kishte femije, e si pasoje ajo kishte biresuar nje femije te mbetur po jetim. Maria kishte nje shpirt te paster, ajo nuk fliste keq per njeri, nuk ankohej, ajo kerkonte te mos vdiste vetem, kishte frike nga kjo. Kishte frike se mos vdiste pa folur dhe pa e pare edhe njehere djalin e saj. Do e kishte peng edhe ne varr, me thoshte.

Maria vitet e fundit te jetes se saj, duke pasur frike nga vetmia dhe se do vdiste e vetme, kishte mundur te siguronte leket, per ate qe e quante “shtepi te perjetshme”, per varrin e saj. Kishte frike shume, e me thoshte, qe kete frike e kupton vetem nje njeri ne moshe te saj!

Para disa muajsh folem ne telefon, “Kur do vish te me marresh”, me tha! Ia shpjegova qe nipi i saj nuk e lejonte dicka te tille. U merzit! “Por une jam vetem ketu! Kam nevoje te flas me dike, kam nevoje per perkujdesje. S’ka gje, po qe per leke, une e jap pensionin tim te gjithe, vetem qe te vi tek Motrat e Nene Terezes”. Ia shpjegoja perseri. Nga ana tjeter e telefonin, qetesi… pastaj Maria dorzohej, “do e pranoj fatin tim”, me thoshte!

Por sot mesova gjithashtu se djali i saj kishte nje muaj qe ishte kthyer. M’u mbush zemra. Te pakten Maria nuk ka ikur duke pasur pishman takimin me djalin. Besoj se ditet me djalin, kane qene me te bukurat per te. Ta shihje Marian teksa fliste per djalin, syte i mbusheshin me lot, e malli po e mbyste!

Kurre s’do e harroj takimin me te, as telefonatat e shumta qe kemi bere me pas, e as bekimet e asaj nene te vuajtur. Me thoshte gjithmone: “Ti je nje muhamedan i mire, qe u nise prej Tirane per te ardhur ne Fushe-Kuqe, per te ndihmuar nje katolike, qe i do myslimanet. Zoti eshte i madh dhe ai na kerkkon ta duam njeri-tjetrin”.

Shpirti yt u prehte ne paqe nene Maria!

Nga Osman STAFA