Tensione tek Bregu i Lumit, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

395

Tensionet mes Banorëve të Lumit dhe Policisë kanë vijuar edhe këtë mërkurë.

PD ka publikuar disa pamje ku thotë se fadromat kanë shkuar sërish pranë Bregut të Lumit qysh në orët e para me qëllim prishjen e shtëpive.

PD ka shpërndarë gjithashtu një video ku shihet se se një efektiv ka ushtruar dhunë ndaj një banoreje.

Ndërkohë sipas PD forcat e policisë janë më të shumta në numër se herën e kaluar ku ndaj banorëve u hodh edhe gaz lotsjellës.