Shërbime sociale brenda qendrave shëndetësore

362

Një tjetër qendër shëndetësore në kujdesin parësor është rehabilituar me fondet e buxhetit të shtetit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo qendër do të ofrojë shërbim për 39 mijë banorë të Njësive Administrative 3 dhe 4, në periferi të Tiranës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pa nga afër këtë investim, ku deklaroi se investimet afër komunitetit do të vazhdojnë për të garantuar mbulimin shëndetësor universal.

 

“Investojmë në zemër të komunitetit, për të garantuar akses në shërbime aty ku qytetarët jetojnë, afër vendbanimit. Ambulanca 10/1 në këtë zonë periferike, ku nuk investohej prej 20 vitesh, sot siguron jo vetëm kushte më të mira infrastrukture por edhe shërbime të reja si ofrimi falas i testit për depistimin e kancerit të qafës së mitrës si dhe Kontrollin Mjekësor Bazë”

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se do të ketë për herë të parë një ndërthurje të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.

 

“Strategjia e re e kujdesit parësor që prezantojmë së shpejti, do të mundësojë ofrimin edhe të shërbimeve sociale, brenda qendrave shëndetësore, në shërbim të komuniteteve më vulnerabël”