Rama në Katar: Të zhvillojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

367

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Katar me ftesë të Emirit Tamim bin Hamad Al Thani.

Kreu I qeverisë zhvilloi një takim të veçantë me Emirin e Katarit.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë.

Mësohet gjithashtu se e vunë theksin dhe tek zhvillimi I tregëtisë të ndërsjelltë mes dy vendeve.