A e dini se si duhet të silleni në një mbledhje pune?

599

Takimet e punës dhe mbledhjet janë shpesh dhe situatat më të vështira në të cilat mund të gjendet secili nga ne.

Më poshtë do të lexoni disa element që do ju ndihmojnë për të qenë sa më të qetë në një mbledhje pune.

 

Përgatituni 

Sigurisht që duket e thjeshtë, por shumë njerëz vijnë në mbledhje të papërgatitur. Shko në kohë.

 

Mendo para se të flasësh 

Humbet shumë kohë kur njerëzit dalin jashtë teme. Pyet veten para se të flisni, “A ndihmon, a është produktive, dhe e kuptimshme për atë cfarë ne duam të realizojmë”?

 

Bëje atë interaktive 

Nëse mban një mbledhje thjesht për të dërguar një mesazh, më mirë dërgo një memo. Përfshi gjithkënd dhe merr ide të reja duke pyetur për mendime të ndryshme.

 

Dëgjo 

Mund të jetë normale këto ditë, por shikimi tek celulari juaj gjatë mbledhjes është shenjë e mungesës së përqendrimit. Nëse mbledhja nuk ja vlen të dëgjohet, ndoshta është më mirë që të kthehesh tek tavolina jote e punës.