Shkrumbohet “zemra” e Parisit, Katedralja Notre-Dame bie në tokë (Video)

661

Pamje të tmerrshme nga zemra e Parisit këtë mbrëmje.
Katedralja mesjetare e shekullit të 13-të, Notre Dam është përfshirë nga flakët të cilat kanë shkrumbuar një pjesë të konsiderueshme të saj. Pamjet tregojnë momentin e frikshëm të rrëzimit të majës ikonike të ndërtesës gotike 850 vjecare.

Sipas ministrisë së brendshme, 400 forca zjarrfikëse janë në terren për të vendosur situatën nën kontroll. Ndërsa ka filluar hetimi për shkaqet e ngjarjes së rëndë, dyshohet se zjarri mund të ketë lidhje me rinovimet që po bëheshin në katedrale.
Presidenti francez, Emmanuel Macron në një postim në tëitter u shpreh se një komb i tërë, të gjithë katolikët por edhe francezët janë të prekur. Ndërsa presidenti I SHBA, Donald Trump u shpreh se kjo ngjarje qëndron përtej vendeve pasi është një pjesë e kulturës së të gjithëve.

Katedralja mesjetare është një nga atraksionet më të njohura të Parisit, duke tërhequr rreth 13 milionë vizitorë në vit.
Edhe presidenti Meta ka shprehur solidaritetin dhe keqardhjen e tij për ngjarjen që I kushtoi shtrenjte trashëgimisë kulturore jo vetëm europiane por edhe botërore.