Kurse profesionale për të papunët

386

Kurset profesionale janë mundësia me e mire për ti ardhur ne ndihmë të papunëve duke i trajnuar ata me aftësitë bazë për kërkimin e një vendi të lirë. Dhe Qendra e Formimit Profesional në Durrës, ofron kurse për këtë kategori.

Kryeministri Edi Rama vizitoi nga afër ambientet e qendrës, ku premtoi se mbështetja do të vijojë edhe më pas në gjetjen e një pune për te gjithë kursantet

“Të jeni të sigurtë që kjo ju ndihmon shumë se ju e keni dëshirën për punë, por s’keni akoma një kualifikim minimal. Kështu që këtu merrni disa parime bazë, pastaj në vijim ne do t’ju ndihmojmë për të pasur kontaktet e duhura me sipërmarrjet dhe për të filluar punë.”

Kursi i trajnimit “Start SMART” u miratua në fund të Nëntorit të vitit 2018 dhe u pilotua në 5 Qarqe të vendit ndërsa për vitin 2019 do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe synon trajnimin e 20 mijë punëkërkuesve.