Skandal në Kavajë dhe në Shkodër, goditet arbitri e shkatërrohen dhomat e zhveshjes (Video)

922

Teksa po i drejtohemi fundit të këtij sezoni edhe në Kategorinë e Parë të futbollit në vendin tonë, rastet e dhunës duken të pashmangshme, ndërsa klubet “luftojnë” për të arritur objektivat.

Ndeshja kryesore e kësaj jave në këtë kategori u luajt në Kavajë, ku vendasit e Besës pritën Bylisin në një duel direkt për ngjitje në Superligë.

Gjithçka duket se po shkonte normalisht deri në minutën e 19-të kur Bylisi kaloi na avantazh dhe ky gol ka acaruar pa fund vendasit. Ndërkohë situata u bë më e rëndë në minutën e 75 kur njëri prej lojtarëve të Kavajës ndëshkohet me karton të kuq dhe tifozët nisën të hedhin sende në drejtim të fushës, duke goditur edhe anësorin Rexha. Arbitrat braktisën fushën dhe ndeshja u ndërpre, duke bërë tashmë që kavajasit të rrezikojnë ta humbasin këtë ndeshje në tavolinë.https://youtu.be/_Sa-yWOpjA4

Në anën tjetër, nuk kanë munguar aktet e dhunës edhe në në ndeshjen mes Veleçikut dhe Shënkollit.

Lojtarët u përplasën me njëri tjetrin, por edhe me drejtuesit e skuadrave që ndodheshin të pranishëm në stadium, ndërsa u shkatërruan edhe dhomat e zhveshjes.

Në fushën e lojës, Veleçiku fitoi me rezultatin 3-1.