Ju ka mbyllur brenda shiu? Ja kur do të pushojnë reshjet

915

Prej një jave tashmë, i gjithë vendi është përfshirë nga moti me shi dhe temperaturat e ftohta.

Madje në kryeqytet ra një breshër i pazakontë edhe pse jemi në stinën e pranverës. Në disa qytete pati edhe përmbytje si pamjet që pamë sot në Tiranë apo edhe në Vlorë.

Por sipas sinoptikanëve, moti me shi do të zgjasë edhe dy ditë, dhe duke filluar nga e mërkura në vend do të rikthehen rrezet e diellit.
“Nga e marta ka rritje temperatura, rikthehet moti me diell”.
Për të gjithë ju që jeni mbyllur në shtëpi për shkak të motit të keq, këtë javë që vjen mund t’i rikthehen bregdetit.