Protesta, digjet automjet

396

Një automjet i parkuar pranë Kuvendit, ka marrë flakë. Makina me targa ”AA 703 NT” është përfshirë nga flakët por nuk dihet se kujt i përket.

Ende nuk ka asnjë mjet zjarrfikës, për të shuar flakët e makinës që po digjet, ndërsa protestuesit druhen nga ndonjë shpërthim i mjetit. Pak minuta pas shpërthimit të flakëve, një mjet zjarrfikës u afrua te makina që po digjej, por një protestues e sulmoi duke i thyer fenerët ndriçues.