Arta Marku zihet ngushtë për grabitjen, truproja dhunon gazetarin (VIDEO)

585

Me arrogancë dhe forcë truproja i kryeprokurores së përgjithshme Arta Marku ka përplasur për muri gazetarin e Klan Plus, Renaldo Salianji.

Kjo situatë ndodhi pasi gazetarët i drejtuan pyetjen Markut nëse kanë nisur hetimet për përgjegjësit e grabitjes në Rinas. “Mund të drejtoheni ne zyrat përkatëse të prokurorive.

Në Prokurorin e Përgjithshme nuk bëhen hetime, dhe ju duhet ta dini”, duke shtyre më pas mikrofonat e gazetareve. Marku shoqërohet nga deputetet socialiste Blerina Gjylameti dhe Evis Kushi.