Kjo Është Policja Bionde Që Bërtet Dhe Gërvisht Me Thonj Mes Tiranës (Foto)

511

Pas grabitjes që ndodhi gjatë ditës së djeshme në Rinas, Policia e Shtetit dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë vënë në qendër të vëmendjes.

Madje shumica janë shprehur se ata kanë dështuar dhe se Lleshaj duhet të japë dorëheqjen. Kurse gjatë ditës së sotme një qytetare e quajtur Flutura Gjana në rrjetet sociale ka shkruar se ishte radha e saj të njihte nga afër ‘’policinë që nuk duam’’.

Në postimin e saj ajo i është drejtuar ministrit Lleshaj duke i thënë se po ndan me të dy rreshta dhe një video të një situata që shkoi deri në konfrontim fizik me punonjësit e tij.

Po ashtu në postimin e saj ajo shkruan se një police ka dalë nga makina dhe është afruar drejt makinës së saj dhe ka bërtitur pa asnjë arsye dhe se i ka gërvishur dorën sepse i kishte thonjtë 1 centimetër.

Në përfundim të postimit të saj ajo ngre një pyetje drejtuar ministrit Sandër Lleshaj:

Zoti, ministër unë si qytetare e Shtetit Shqiptar dua të jetoj e qetë dhe e sigurt në vendin tim! A eshtë e realizueshme kjo? P.S. A ka rregulla specifike për gjatësinë e thonjve të një polici?’’
Komentet për këtë ju takojnë juve.

Postimi i plotë:

Edhe sot mua me erdhi rradha te njoh nga afer “Policine qe SDUAM”. Zoti minister Sander Lleshaj Ministria E Brendeshme po ndaj me ju dy rreshta dhe dy video te nje situate qe shkoi deri ne konfrontim fizik me punonjesit tuaj. Si cdo mengjes rreth ores 7:30 dal nga shtepia per te shkuar ne pune. Sot pata fatin qe ne kryqezimin e pare qe ndodhet ne rrugen e shtepise sime te me dali nje makine e Policise qe SDUAM. (me poshte shikoni skicen e gjendjes se rruges). Policia kerkonte qe une ti jepja perparesi ne kalim. Duke qene qe ndodhesha ne nje pozicion jo shume konform me mjetin tim. U kerkova (me gjuhen e shenjave qe shpesh here ne drejtuesit e mjeteve perdorim) qe te ishin ato qe te benin 1 meter mbrapa ne menyre qe te mund te kaloja. Policet nuk pranuan. Policja qe ishte pasagjere doli nga makina e Policise qe SDUAM dhe u afrua drejt dritares sime, duke uleritur pa asnje arsye. Gjeja pare qe i vura ne dukje dhe i thashe: ” Pse po perdor kete ton komunikimi me mua? Te kerkova kompromis sic bejme cdo mengjes me drejtuesit e tjere te mjeteve ne kete kryqezim. Nuk po luajme lojen kush eshte i forti e kush vendos ketu.” Pas kesaj policja filloi te bertase edhe me shume, nderkohe del edhe Polici tjeter nga makina dhe fillon duke bertitur: “Hape Rrugen”. I vura ne dukje te njejten gje edhe ketij Policit. Pasi vura re qe menyra e tyre e komunikimit nuk po ndryshonte. Dakord u thashe do filmoj qe te shikoni ju si silleni me qytetarin. Ne vazhdim shikoni videon se si nga nje kompromis potencial ne kryqezim degradoi deri ne konfrontim fizik ndaj meje. Shikoni video te gervishtjes ne dore qe mu be nga thonjte mbi 1cm te Polices. Si qytetare e ketij shteti dhe taksapaguese kerkoj nga ju zoti Minister te siguroheni qe punonjesit e Policise jane njerez te afte per te bere punen qe i eshte caktuar.

1. KOMUNIKIMI, zoti Minister merrrni masat qe Policet te dine te komunikojne me qytetarin dhe te respektojne rregullat baze te komunikimit midis njerezve.

2. Zoti Minister, bejini me dije Policeve tuaj (sepse te qytetareve nuk jane) qe ato paguhen me taksat tona, cka do te thote qe ne paguajme qe te marrim nje sherbim nga ato. Ne nuk paguajme qe te dhunohemi psikologjikisht dhe fizikisht nga ato.

3. Zoti Minister mesoju Policeve tuaj dijet teknike te profesionit qe kane marre persiper te bejne. Mesoju qe te njohin “Korsite”, “Katekorite e rrugeve”, “Sinjalistiken Vertikale dhe Horizontale”, kur eshte dhe kur nuk eshte prezente ne nje rruge.

4. Zoti Minister une si qytetare e Shtetit Shqiptar dua te jetoj e qete dhe e sigurt ne vendin tim! A eshte e realizueshme kjo? P.S. A ka rregulla specifike per gjatesine e thonjeve te nje Polici? Mbaj mend qe kete rregull/norme e kemi pasur qe ne kopesht e deri ne universitet).”