Dhjetra shtetas sirianë kalojnë çdo ditë kufirin shqiptar

575

Refugjatët nga Lindja e Mesme vijojnë të hyjnë në vendin tonë me qëllim emigrimin drejt vendeve të BE.

Shtatë deri në dhjetë emigrant hyjnë mesatarisht çdo ditë në territorin shqiptar sipas burimeve zyrtare pranë policisë Kufitare.

Gjatë tre muajve të fundit janë kapur nga Policia Kufitare e Qarkut Korçë rreth 200 shtetas sirianë dhe jo vetëm.

Rrefugjatët janë kapur nga policia kufitare në tentativë për të kaluar përmes fshatrave kufitare të Vërnikut dhe Trestenikut.

Numër ky i lartë i hyrjes së refugjatëve edhe në kushtet kur temperaturat kanë qënë të ulta dhe reshjet e borës të shumta në këtë zonë.

Kjo e ka shqetësuar edhe policinë kufitare e cila ka qënë e detyruar të risë numrin e efektivëve në të gjithë vijën e gjelbërt me Greqinë.

Burime pranë drejtorisë së kufirit thanë se numri i sirianëve por edhe shtetasve të tjerë që janë të vendosur në kampet e vendit fqinj mund të jetë shumë herë më i madh në muajt e ardhshëm pas përmirësimit të kushteve klimaterike.

Pavarësisht përforcimeve të policisë në kufi, numri i refugjatëve pritet të jetë i lartë ç’ka sjell si nevojshmëri kalimin me shërbime të përfrcuara në zona të veçanta të njohura si shtigje për refugjatët.

Nga refugjatët e kapur në tre muajt e parë të vitit një pjesë e tyre kanë kërkuar kthim vullnetar në vendin e orgjinës ndërsa pjesa tjetër janë dërguar në kryeqytet në pritje të dokumentacionit për kthim pas në kampet e refugjatëve në Greqi.