U grabit në Rinas, zëdhënësja e Austrian Airlines: Nuk do të ketë më transferta cash nga Tirana

796

Grabitja spektakolare në Rinas një ditë më parë u pasqyrua dhe në mediat e huaja. Avioni që ra pre e grabitjes ishte i linjës Austrian Airlines me destinacionin Tiranë-Vjenë.
Zëdhënësja e kësaj kompanie, sipas The Guardian, Tanja Gruber ka thënë se nuk do të ketë më transferta cash nga Tirana për në Vjenë, si një masë sigurie kjo. Ajo është shprehur se vjedhja ka ndodhur teksa paratë po ngarkoheshin në avion. “Nuk pati rrezik për ekuipazhin dhe pasagjerët”, tha Tanja.
The Guardian shkruan se policia ka arrestuar katër persona dhe ka shoqëruar 40 të tjerë pas grabitjes me armë që vodhën miliona euro.
Bankat e huaja që operojnë në Shqipëri dërgojnë paratë e tyre në Vjenë për shkak se banka e Shqipërisë nuk pranon depozita kaq të mëdha. Grabitësit hyn në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” përmes një hyrje që përdorej për zjarrfikëset.