Ministri i Kosovës akuzon shqiptarët: Janë terrorist

462

Ministri serb i administrimit të pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijevic ka bërë një deklaratë diskriminuese dhe turpëruese. Ministri nuk ka ngurruar t’i quajë shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut të trilluar.

 

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë serbë të mirë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi.”

 

Këto deklarata minisitri serb i bëri për Zërin e Amerikës seksionin serb nga Zveçani. Ky është rasti i dytë që një anëtar i kabinetit të Ramush Haradinajt bën deklarata të tilla. Dy javë më parë kreu i qeverisë  shkarkoi Vesna Mikiç nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë për shkak të qëndrimeve  të saj ndaj bombardimeve të NATO-s në Ish Jugosllavi.