Organizata Botërore e Shëndetësisë kundër cigareve elektronike

527

Organizata Botërore e Shëndetësisë është e prerë në qëndrimin e saj,se cigarja elektronike nuk duhet të përdoret nga qytetarët. Ky vendim është që marrë që në tetor të vitit 2014 si dhe ka gjetur miratimin e vendeve anëtare, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Por pavarësisht kësaj situate, Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një projektligji që ka hedhur por diskutim, tenton të legalizojë përdorimin e këtij produkti në vendin tonë. Sipas të dhënave mësohet se ky projektligj nuk ka marrë mendimin e OBSH-së. Ky institucion kërkon që të merret në konsideratë ndalimi i cigares elektronike nga të rinjtë si dhe nga grupet vunerabël, të minimizohen sa më shumë të jetë e mundur rreziqet shëndetësore që shkaktojnë cigaret elektronike, si dhe të mbrojnë jo duhanpirësit nga ekspozimi i emetimeve.

Nga ana tjetër OBSh kërkon që të ndalohen pretendimet nga studimet ende të paprovuara lidhur me efektet e cigares elektronike.

Paralelisht me ketë fakt,OBSh është kundër edhe çdo forme reklamimi ndaj këtij produkti, ndërsa i fton vendet që kanë nënshkruar këtë vendim që të marrin masa për rregullimin e tregut. Përdorimi ose jo i këtij produkti prej vitesh është bërë pjesë e debateve të ekspertëve të shëndetit publik.

Studime të ndryshme ndërkombëtare kanë dalë në konkluzionin se cigarja elektronike mund të dëmtojnë ADN-në si dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të kancerit të mushkërive. Sipas ekspertëve tymi që ato lëshojnë, prodhojnë dëmtimi duke modifikuar strukturën e ADN-së dhe aftësinë për të riparuar veten.

Nga ana tjetër ky produkt paraqet edhe rrezikun e shpërthimit të baterive. Cigaret elektronike funksionojnë me bateri. Ato s’kanë nevojë për ndezës dhe kanë në përbërje nikotinë, element ky i dëmshëm për shëndetin e njeriut.