Aksident në Korçë, plagosen dy persona/ Foto

502

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Korçë mbrëmjen e kësak të shtune.

Ngjarja është regjistruar në dalje të Korçës, në aksin Korçë-Ersekë, ku një automjet është përplasur me një motor.

Në motor, udhëtonte një çift bashkëshortës, ku si pasojë të dy kanë mbetur të plagosur.

Shkak medohet te kete qene shpejtesia me te cilen ata po udhetonin.

Ata janë transportuar për në spital, ku burri ndodhet në gjendje kritike për jetën ndersa gruaja ka marre plage te shumta.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor I cili po përpiqet të zbardhë shkaqet e aksidentit.