Zbulohet video, Astrit Bilali filmoi dëshmitarin e vrasjes së Ferracakut: I pashë me motor, hynë te rrugica

2847

Në video është zëri i Astrit Bilalit që flet me një dëshmitar i cili ka parë motorin dhe vrasësit e atentatit të 14 nëntorit 2018 në Shkodër. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatos Ferracakut 41 vjeç dhe plagosjen e Fatmir Mehajt 49 vjeç. Autorët ishin dy persona me motor dhe të maskuar me skafandër. Video është realizuar nga vet Astrit Bilali, i vrarë më 30 mars 2019
Featured image of article: Zbulohet videoja, Astrit Bilali filmoi dëshmitarin e vrasjes së Ferracakut: I pashë me motor, hynë te rrugica Astrit Bilali, Fatos Ferracaku, dy nga të vrarët e Shkodrësm dhe komunikimi i Bilalit me dëshmitarin
6 Prill, 2019 11:14
TIRANË- Një javë pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali, Astrit dhe Brahim Bilali, publikohet videoja që Astriti kishte filmuar komunikimin e tij me dëshmitarin e vrasjes së Fatos Ferracakut, ngjarje e ndodhur në 14 nëntor 2018.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, publikoi videon në emisionin Java në RTSh dhe tha se Astrit Bilali filmoi komunikimin me dëshmitarin.

“Në video është zëri i Astrit Bilalit që flet me një dëshmitar i cili ka parë motorin dhe vrasësit e atentatit të 14 nëntorit 2018 në Shkodër. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatos Ferracakut 41 vjeç dhe plagosjen e Fatmir Mehajt 49 vjeç. Autorët ishin dy persona me motor dhe të maskuar me skafandër. Video është realizuar nga vet Astrit Bilali, i vrarë më 30 mars 2019” – tha Hoxha teksa shtoi se Bilali ka komunikuar disa herë me të në lidhje me vrasjet në Shkodër.

Ndërkohë në videon e publikuar, dëshmitari i pretenduar dhe i filmuar nga viktima Astrit Bilali, thotë se autorët ishin me motor dhe hynë nëpër rrugica, gati duke rënë përtokë.

Komunikimi mes Astrit Bilalit dhe dëshmitarit:

Astrit Bilali: Duhet të kenë qenë duke bërë stërvitje për sot, për të bërë vrasjen sot. Dje bëri stërvitje, sot erdhi u fut.

Dëshmitari: Është futur. Erdhi nga rrugica dhe u fut nga rrugica tjetër. I kam parë, ikën kur erdhi policia.

Me atë motor dolën dhe bënë vrasjen, unë i pashë teksa…

Astrit Bilali: Ishin duke të bërë presion ndoshta…

Dëshmitari: E pashë që kur doli nga kthesa, ishte duke dalë, gati po binte përtokë.

Më 30 mars 2019, u ekzekutua tek dera e shtëpisë, Astrit Bilali bashkë me vëllanë e tij, Brahimin. Dy vëllezërit po dilnin, kur u qëlluan me breshëri plumbash. Për këtë ngjarje, nuk ka ende të arrestuar, ndërsa pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes.

Ndërkohë që dëshmitari ka rrëfyer për Bilalin vrasjen e Fatos Ferracakut, tregtari i peshkut që u vra në 14 nëntor 2018.

Në këtë atentat u plagos edhe Fatmir Mehaj. Viktima dhe i plagosuri ishin të dy tregtarë peshku, ndërkohë që Ferracaku ishte kushëri i parë i Arjan Ferracakut, biznesmenit shkodran që u vra në shtator 2018.

(F.g/dosja.al)