Kukësi shkarkon edhe trajnerin Ndreu pas humbjes ndaj Kastriotit

403

Kastrioti fitoi me përmbysje ndaj Kukësit në javën e 27 të superiores duke e bërë shumë më interesante luftën për mbijetesë.
Nga ana tjetër humbja e Kukësit është një asist për Partizanin që ndodhet shumë afër titullit kampion që i mungon prej cerek shekulli.

Ndonëse verioret shënuan në fillim me anë të Shkurtajt, Kastrioti që luante si ekip prites përmbysi gjithcka në pjesën e dytë falë golave të Roxher dhe Ndrecës në minutën e 89.

Trajneri i Kukësit Ramazan Ndreu ka dhënë dorëheqjen pas kësaj humbje në transferte. Kastrioti u ngjit në 27 pikë duke mbajtur shpresën tek qëndrimi në superiore.