15 gylenistë në Maqedoninë e Veriut, në listë janë pronarë shkollash dhe biznesmenë

567

Kërkesa e Turqisë për ekstradimin sa më të shpejtë të anëtarëve të organizatës FETO të cilët veprojnë në Maqedoninë e Veriut ka gjetur mbështetjen e kësaj të fundit.

Kërkesa zyrtare për ekstradimin e të ashtuquajturve terroristë nga Ankaraja Zyrtare ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për 15 të dyshuar.

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se 13 nga 15 të dyshuarit janë rezidentë në Maqedoninë e Veriut.

Oliver Spasovski: Proceset që kanë të bëjnë për ekstradimin e pjesëtarëve të Organizatës ‘FETO’, të cilët gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëheqë Ministria e Drejtësisë. Informatat e mia thonë se bëhet fjalë për 15 persona, prej të cilëve dy tanimë nuk janë në territorin e shtetit tone.

Sipas Turqisë në listën e personave që dyshohen se janë pjesëtarë të FETO-s. figurojnë pronarë të 7 shkollave, por edhe sipërmarrës të disa kompanive në fushën e transportit, tregtisë, shëndetësisë dhe turizmit.