“Illyrian Guard”, një polici private e krijuar nga shteti

950

Shoqëria tregtare “ Illyrian Guard ” që do të zotërohet 100 % nga shteti, sipas ministrisë së brendshme do të jetë një strukturë që do të rrisë standardin e cilësisë në tregun e sigurisë dhe rendit publik.

Zv/ministri Julian Hodaj thotë se “ Illyrian Guard ” do të jetë një shoqëri që do të ruajë kryesisht institucionet shtetërore ndonëse në VKM që kaloi në qeveri, përcaktohet qartë se shërbime kundrejt pagesës, mund t’i ofrohen edhe subjekteve private.

Julian Hodaj: “Burimi kryesor i rekrutimit të punonjësve do të jetë Policia e Shtetit. Në Policinë e Shtetit ka shumë njerëz me eksperiencë, të cilët për një arsye ose për një tjetër, nuk kanë pasur atë ecuri në karrierë. Flasim për ata që kanë po themi 20-25 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit”.

Sipas Hodajt, ngritja e kësaj shoqërie do të kurseje nga buxheti i shtetit shuma të konsiderueshme që shkojnë për ruajtje e institucioneve dhe nga ana tjetër ofron një mundësi të mirë freskimi për personelin e Policisë së Shtetit.