Rritet numri i personave të prekur me fruth

473

Shkon në 25 numri i personave të dyshuar me virusin e fruthit në qytetin e Korçës, ndërkohë që 11 prej pacientëve janë shtruar në pavijonin infektiv të spitalit rajonal të Korçës.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga mjekja epidemiologe Merita Kroi, ashtu siç tha se në katër ditët e fundit janë vaksinuar më shumë se 800 persona kryesisht të datëlindjeve ’80 – ’90 si dhe persona të kontaktit të dyshuar si të infektuar me virusin e fruthit.

Persona të dyshuar si të prekur nga fruthi janë edhe infermierë të spitalit të Korçës, ndërkohë që ka pasur edhe një rast të një studenteje, përvëç gjimnazistes së evidentuar pak ditë më parë.

Kroi thotë se të gjitha qendrat shëndetësore jo vetëm në qytet por edhe në njësitë administrative janë pajisur me dozat e duhura të vaksinës kundër fruthit, ndërkohë që apelon përsëri për kryerjen e kësaj vaksine nga të lindurit e viteve ’80 – ’90 por edhe personat që mund të kenë kontakt me të infektuarit, si dhe ata që marrin kontakt me mjediset spitalore.