Kapen 6 refugjatë në kufirin e gjelbër, duke hyrë në Shqipëri

497

Policia kufitare e juglindjes vazhdon të kapë refugjatë në kufirin e gelbër me Greqinë.

Burime të saj thanë se këtë të enjte janë kapur 6 shtetas sirianë dhe iranianë në fshatin kufitar të Vërnikut në rrethin e Devollit.

Sipas të dhënave, 4 personat e tjerë, midis tyre një foshnjë disa muajshe u kapën në kufirin e gjelbër. Nga verifikimi paraprak ka dalë se disa prej tyre ndodhen në gjëndje jo të mirë shëndetësore si pasojë e kequshqyerjes dhe udhëtimit të vështirë. Pasi iu janë marrë deklarimet, klandestinët janë nisur drejt qëndrës së azilkërkuesve në kryeqytet.

Të njejtat burime policore thonë se gjatë ditëve të fundit janë shtuar hyrjet e emigrantëve të paligjshëm edhe pse janë shtuar masat e kontrollit në kufirin me Greqinë.