U godit me grushta në protestë, pranga të “infiltruarit” (Video)

660

Pas protestës së opozitës këtë të mërkurë, në prangat e policisë së Tiranës ka rënë 29 vjeçari me iniciale O.A nga Elbasani. Sipas policisë ky shtetas gjatë protestës ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të Policisë në detyrë, veprime të dokumentuara me pamje filmike.

Gjithashtu nga pamjet bëhet me dije se 29 vjeçari është goditur nga protestues të tjerë me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale të “ Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasi G.B., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu në lidhje me protestën e sotme janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas të tjerë për veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tyre edhe 4 shtetas të tjerë.