Reforma në Drejtësi, ambasada amerikane: Presim më shumë ndjekje penale

650

E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane, Leyla Moses-Ones, kërkon më shumë ndjekje penale nga ana e prokurorisë. Gjatë fjalës së saj në ministrinë e brendshme, Moses-Ones u shpreh se shumë shpejt do të ngrihen institucionet e reja të cilat do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Këshilli i lartë prokurorisë do të sjellë së shpejti prokurorët e SPAK, prokurorisë së posaçme antikorrupsion dhe byronë kombëtare të hetimit. Ndihma jonë për Këshillin e Lartë gjyqësor së shpejti do të çojë në gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara po këshillojnë prokurorët shqiptarë të cilët tashmë po sjellin ndjekje penale të dukshme dhe ne presim më shumë”, deklaroi Moses-Ones.

Shtetet e Bashkuara kanë financuar në procesin e kategorizimit digjital të ngjarjeve dhe veprave penale i cili quhet menaxhimi policor i çështjes. Sipas Ministrit të Brendshëm sofistikimi i policisë do të sjellë dhe dominimin ndaj krimit të organizuar.

Nëpërmjet sistemit të ri, policia cakton një numër unik për çdo ngjarje duke i bashkangjitur kordinata gjeografike dhe të gjitha detajet e nevojshme. Digjitalizimi krijon mundësinë edhe për investimin e policisë në ato vepra penale të cilat përsëriten më shpesh.