Turma përleshet me policinë, Basha: T’i japim fund regjimit të Maduros së Ballkanit

504

Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike po fliste para protestuesve, një pjesë e tyre nisi sërish konfrontimin me kordonin policor, duke rikthyer tensionet para Kuvendit.

“Për gjashtë vite me radhë kjo bandë kriminale vodhi dhe varfëroi shqiptarët, i gjobiti dhe ju rriti çmimet e kostos bazë të jetës”, tha Basha para protestuesve.

“Ky është njeriu që u bë simbol i krizës ekonomike, mungesës së shpresës për çdo shqiptar. Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimi dhe propaganda e ndyrë. Njëlloj saç mund të ngjallet kufoma e Enver Hoxhës, mund të ngjallet edhe kufoma polit8ike e Edi Ramës. E di që keni ardhur për t’i dhënë fund regjimit të MAduros së Ballkanit dhe ta përcellim për në qeli apo azil politik”.

“Është e vërtetë që edhe ne politikanët kemi gabimet tona, por më mirë vonë se sa kurrë. Djegia e mandateve ishte e vetmja mundësi për të treguar edhe një herë që interesi publik është edhe më i rëndësishëm se interesi i Ramës. Ishte një “mea culpa” ndaj jush motra dhe vëllezër”, tha kryetarja e LSI, Kryemadhi para protestuesve.

Prej disa minutash protestuesit duket se janë më të qetë dhe nuk ka pasur më përpjekje për të çarë kordonin policor. Mes turmës, eksponentë të partive të ndryshme opozitare janë ngritur në një podium të improvizuar për të folur me njerëzit.