Qentë endacakë “pushtojnë” Lezhën, Bashkia në kërkim të zgjidhjes (Video)

384

Turma me qenë endacakë qarkullojnë nëpër rrugët dhe çdo lagje të qytetit të Lezhës. Sipas informacionit që vjen nga Bashkia kohët e fundit ka shtim të numrit të tyre dhe po kërkohet një zgjidhje për situatën. https://youtu.be/pjClZugXiC4

Në Lezhë qentë endacakë po shtohen frikshëm. Ata janë kudo, në rrugë e lagje. Shumë prej tyre qen të braktisur nga pronarët. Por disa janë sjellë nga zonat e tjera. Megjithë projektet e ndryshme Bashkia nuk ka mundur të mbajë territorin e Lezhës të qetë nga këto kafshë.

Por specialisti i Vetenerarisë në Bashkinë e Lezhës, Gjovalin Kaceli, thotë se janë në zgjidhjen përfundimtare të problemit.

Gjovalin Kaceli Specialist Veterinar Bashkia e Lezhës: “Deri tani janë sterilizuar qindra qen dhe pritet që ky problem të marrë zgjidhje sipas legjislacionit në fuqi”.

Bashkia e Lezhës po mbështetet edhe nga dy organizata për mbrojtjen e kafshëve. Ata janë të interesuar për t’u gjetur strehë të braktisurve.

Gjinovefa Hasanaj, Presidente e Shoqatës Jeta, Kafshët dhe Njerëzit: “Nga padituria dhe papërgjegjësia e njerëzve lëshohen kafshë në rrugë, kafshët e rrugës mbi 80- 90 % kanë qenë me pronar”.

Blendi Bejdoni Përfaqësues i Straycoco: “Synojmë mbi 100 qen dhe rrugës sdo shohim si do shkojë puna dhe të vazhdohet edhe me një numër më të madh”.

Për trajtimin e qenve është ndërtuar edhe një qendër në fshatin Rrilë të Njësisë Administrative Shënkoll. Aty bëhet vaksinimi dhe sterilizimi i tyre. /abcnews.al