“Shën Sofia” kthehet në xhami, Erdogan njofton ndryshimin e statusit të kompleksit muzeal

759

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi se kompleksin muzeal te “Shën Sofisë” në Stamboll ta shndërroje në xhami.

Recep Tayyip Erdogan: Nuk është ndonjë propozim anormal. Mund të bëhet. Nuk është ndonjë gjë e parealizueshme, mund të bëhet lehtë. Madje, jemi të përqendruar mbi këtë ku emrin nga muze mund t‘ia vendosim xhamia Ayasofya. Si në rastin e xhamisë Sultanahmet (Xhamia Blu), a paguajnë turistët kur e vizitojnë? Ata vizitojnë xhaminë Sultanahmet, xhaminë Süleymaniye dhe atë Fatih. Të njëjtën gjë veprohet edhe me Ayasofya-n. Nxirret nga statusi i muzeut. Ky status i është dhënë vonë.

Presidenti Erdogan i bëri këto deklarata në një intervistë televizive ku foli për zgjedhjet lokale të 31 marsit.

Kisha bizantine Shën Sofia apo Urtësia e Shenjtë ka qenë kishë ortodokse greke, më pas xhami dhe aktualisht ka statusin e muzeut në Stamboll.

Nga dita e ndërtimit, në vitin 537 deri më 1453, “Shën Sofia” shërbeu si katedrale ortodokse dhe seli e Patrikanës së Stambollit.

Kisha e “Shën Sofisë” shërbeu si xhami nga 29 maj 1453 deri në 1931 kur u kthye ne muze.