Bullgaria “vjedh” një pikë në Kosovë, Zeneli realizon një “perlë”

511

Kosova ka zhvilluar një tjetër 90 minutësh spektakolar në stadiumin “Fadil Vokrri”, por në fund ka ndarë pikët me Bullgarinë.

Edhe pse përballë kishte Bullgarinë, Kosova zhvilloi një pjesë të parë fantastike, duke krijuar raste të shumta për shënim, por në fund ishin bullgarët ata që realizuan golin e vetëm të kësaj pjese.

Përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Challandes, e mbushur me lojtarë të talentuar, vazhdoi të besojë dhe gjeti golin me një perlë të Zenelit, me nisjen e pjesës së dytë.

Edhe në vijim ishte sërish Kosova që dominoi dhe krijoi raste të shumta, por rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar.