Tiparet e “fshehta” të një Dashi!

659

Dashi është superheroi i zodiakut. Ata janë të guximshëm, të shpejtë dhe të pavarur. Si shenjë e parë e zodiakut, personaliteti i tij përputhet me pranverën.

Elementi juaj është:
Zjarri. Shenjat e zjarrit, Dashi, Luani dhe Shigjetari, janë krijuese dhe fizikisht tejet aktivë. Zjarri është parimi i vullnetit në punë, forca jetësore që na frymëzon të ngrihemi e të vazhdojmë përpara pavarësisht pengesave. Njerëzit e lindur nën këtë element tentojnë të jenë të orientuar drejt veprimeve dhe jo fjalëve. Ata janë optimistë dhe liderë të lindur.

Planeti juaj është:
Marsi. Marsi është planeti i luftës, dëshirave, agresionit dhe konkurrencës. Tingëllon frikshëm, por këto janë cilësitë që ju bëjnë unikë.

Simboli juaj është:
Brirët e dashit ,që simbolizojnë shkathtësinë dhe agresionin, si dhe qasjen “kokë më kokë” për zgjidhjen e problemeve.

Tiparet më të mira:
Dashi është sipërmarrëse, i pavarur dhe krijues. Energjia e tyre është infektive, dhe ata janë fëmijë në zemër dhe energjia e tyre pozitive emetohet kilometra larg.

Tiparet më të këqija:
Anët negative të Dashit mund të përkthehen në egoizëm, padurim dhe temperament të shpejtë. Ata kërkojnë shumë pavarësi dhe mund të bëhen nervoz nëse të tjerët përpiqen t’i kontrollojnë ato. Ata duan të jenë bosët e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata gjithmonë mbajnë përgjegjësi.

Karriera:
Dashi është udhëheqës i lindur dhe priret të jetë sipërmarrësi i zodiakut. Ata shkëlqejnë në biznese, sport dhe mjekësi. Një paralajmërim: Ata janë më të mirë në fillimin e projekteve të reja sesa në zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Ndaj dashi është për idetë, punën duhet ta bëjë një shenjë tjetër .

Tiparet sekrete që askush nuk i di:
Stereotipi i një Dashi është një personalitet i fortë, i pavarur, i tipit A, por ata janë në fakt edhe një ndër shenjat më romatike të zodiakut. Prisni gjeste madhështore dhe shënime të pakuptimta – dhe sigurisht shumë udhëtime, seks dhe aventura. Burimi:/ living