Jepen masat e sigurisë, burg për tre protestues

367

Gjykata e Tiranës la në burg , 3 nga 6 të arrestuarit për protestën e së enjtes përpara parlamentit. Për 3 të tjerët u caktua masa e sigurisë “ arrest në shtëpi ” ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura nga gjyqtari, Gerd Hoxha.

Vendimi nuk u prit mirë nga familjarët e të ndaluarve por edhe nga ish-deputetët e opozitës.

Edmond Spaho: “Qytetarët nuk tremben nga burgu dhe nga këto gjykata në shërbim të Ramës protestat do të vijojnë ”

Për protestën e së enjtes para parlamentit policia e Tiranës procedoi në gjendje të lirë edhe 17 persona ndërsa krahas 6 të arrestuarve, 6 persona të tjerë u shpallën në kërkim.