PS ndez motorrët e zgjedhjeve, Kongresi rikonfirmon Veliajn e kryebashkiakë të tjerë

645

Socialistet mblodhen sot kongresin e tyre elektoral, ne fokus te te cilit jane zgjedhjet vendore te 30 qershorit.
Diskutimet nisen qe ne oren 10:00 ne sallen e pallatit te Kongreseve, me fjalen e kreut te grupit Taulant Balla si dhe te disa ministrave.

Te gjithe kane nenvizuar angazhimin e socialisteve por jo vetem, per te realizuar nje fitore te thelle ne betejen e ardhshme elektorale.

Në Kongres pritet të rikonfirmohet kandidimi në zgjedhjet e qershorit i disa kryebashkiakeve aktuale. Mes tyre është edhe Erion Veliaj i cili drejton bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës.
Drejt rikandidimit janë edhe kryebashkiaket e Fierit, Vlorës, Librazhdit, Korcës,Divjakes apo Roskovecit ndërsa i sigurtë është heqja dorë nga rikandidimi i Qazim Sejdinit në Elbasanit i cili do të zëvëndësohet nga prefekti aktual Gledian Llatja.
Me interes pritet të shihet se cfarë do të ndodhe ne Vangjush Dakon në Durrës.